Ta pastroni dhëmbët tuaj me rregull do të thotë se rrezikoheni më pak nga tensioni i lartë i gjakut, thonë hulumtimet e reja, transmeton Indeksonline.
Një studim që përfshiu 36 mijë e 500 gra të moshuara gjetën se ato që kishin humbur dhëmbët kishin 20 për qind më shumë gjasa për të pasur hipertension.
Përmirësimi i higjienës dentare mund të zvogëlojë rrezikun e një çrregullimi serioz që prek mbi një të katërtën e të rriturve, thonë shkencëtarët.
Kjo mund të çojë në sulme në zemër, goditje, çmenduri dhe sëmundje tjera potencialisht fatale.