Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë ngujuar pas shembjes së një hoteli në Gjermaninë perëndimore, raporton agjencia “AP”. 14 njerëz ishin brenda hotelit kur ai u shemb. Policia tha se pesë persona u nxorën nga ndërtesa pa lëndime serioze.
Shërbimet e emergjencës vlerësuan se dy persona kanë mbetur të vdekur, burrë e grua, por se nuk kanë arritur t‘ua nxjerrin trupat. Janë duke u bërë përpjekje të nxirren personat e bllokuar. Në mesin e të bllokuarve është edhe një fëmijë. Autoritetet evakuuan 31 njerëz nga zona.
Nuk dihet akoma çfarë e shkaktoi shembjen.