Fjalë Kyçe

Të pavaksinuarit në Greqi përballen me kufizime të reja ndërsa rastet me COVID-19 po rriten

Të pavaksinuarit në Greqi përballen me kufizime të reja ndërsa rastet me COVID-19 po rriten

Radhët të gjata u krijuan jashtë dyqaneve në Athinë të shtunën, në ditën e parë të kufizimeve të reja për të frenuar infeksionet në rritje të koronavirusit, të cilat kërkojnë që të pavaksinuarit të kenë teste negative për COVID-19.

Infeksionet me COVID-19 në Greqi arritën një nivel të ri ditor pothuajse çdo ditë në nëntor, duke bërë që autoritetet të shpallin masa të reja të martën, të cilat gjithashtu kufizojnë hyrjen në kafene dhe restorante, shërbime shtetërore dhe banka për ata që janë ose të vaksinuar ose kanë një test negativ.

Ata që janë vaksinuar kundër COVID-19 duhet të paraqesin gjithashtu certifikatat e tyre të vaksinimit, duke shkaktuar radhë të gjata jashtë dyqaneve në rrugën më të ngarkuar tregtare të kryeqytetit, Ermou.

Greqia raportoi 6,909 infeksione të reja me koronavirus të premten, duke thyer një rekord të mëparshëm njëditor prej 6,808 të regjistruar të enjten. Kjo e çoi totalin e infeksioneve në 774 mijë e 265 raste që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

Teksa rreth 16 mijë e 200 njerëz kanë vdekur.