Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Portoviejo në Ekuador. Disa të rinj nxorën kufomën e mikut të tyre 21-vjeçar nga arkivoli për t’i bërë xhiron e fundit me motor. Ata donin ta nderonin të ndjerin Erick Cedeño Méndez me një xhiro nëpër qytet. Ngjarja e pazakontë nuk kaloi pa u vënë re në komunitet.
Autoritetet thanë se kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë ndërsa e cilësoi si një gjest të pakëndshëm. Asnjë nga personat që morën trupin nuk është arrestuar nga autoritetet. Cedeno vdiq fundjavën e kaluar pasi thuhet se u qëllua nga dy persona ndërsa po shkonte për të marrë pjesë në një funeral.