Autoritetet ruse thonë se një person i armatosur ka vrarë tre persona përpara se ta kthejë armën kundër vetes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 66-vjeçari thuhet se hapi zjarr të enjten në qytetin jugor të Krymsk në rajonin Krasnodar, rreth 1200 kilometra në jug të Moskës.
Alexander Runov, një zëdhënës i ministrisë së brendshme rajonale, tha se personi i armatosur qëlloi dy punonjës në një qendër mjekësore lokale dhe më pas doli jashtë, duke qëlluar mbi kalimtarët në rrugë dhe duke vrarë një person tjetër.
“Sipas të dhënave paraprake, një 66-vjeçar banor vendas qëlloi disa të shtëna në drejtim të miqve të tij, të cilët vdiqën nga plagët e marra në vend”, tha në një deklaratë Komiteti Hetues i Rusisë.
https://twitter.com/HugoBor73884636/status/1595824504445730816?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1595824504445730816%7Ctwgr%5E18cdab693ab8961f74d4343634c659cb083ad378%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fte-shtena-armesh-ne-rusi-nje-armatosur-vret-tre-persona-pastaj-edhe-veten%2F
“Përveç kësaj, burri qëlloi një burrë tjetër me të njëjtën armë, duke e vrarë atë”.
“Po ashtu një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spital. Pas ngjarjes, burri i ka marrë jetën edhe vetes”.
Ndërkohë bëhet e ditur se një hetim po vijon për të përcaktuar motivin e autorit të armatosur.
Runov u citua të ketë thënë se tensionet rreth divorcit të burrit mund të jenë motivi pas të shtënave.