Fjalë Kyçe

Të shtëna me armë në SHBA, vriten të paktën gjashtë persona

Të shtëna me armë në SHBA, vriten të paktën gjashtë persona

Një tragjedi ka ndodhur në qytetin Sacramento në Kaliforni të SHBA-së.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjashtë persona u vranë nga të shtënat në qendër të qytetit.

Tragjedia ndodhi pak pas orës 02:00 me orën lokale, para mbylljes së lokaleve, kur policia u paralajmërua për praninë e një personi që po qëllonte në zonën midis Rrugës 10 dhe Rrugës K.

Në total janë prekur 15 persona. Disa dëshmitarë deklaruan se bëhej fjalë një burrë në një makinë i cili hapi zjarr ndaj turmës pranë restorantit “El Santo” para se të largohej.