Sot (e diel) në orët e hershme të mëngjesit është rrënuar ndërtesa e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Kjo nxiti reagime të shumta tek komuniteti artistik, duke u cilësuar si një humbje e madhe e kulturës shqiptare.
Në shenjë solidarizimi për shembjen e këtij Teatri, Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) ka anuluar shfaqjen që ishte paraparë të mbahej sonte.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të publikuar në Facebook nga faqja zyrtare e TKK.
“Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj”.
“Teatri ka eksituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë”, thuhet në njoftimin e tyre zyrtar.
Për prishjen e Teatrit në Tiranë ka shkruar edhe ‘The Washington Post’ duke elaboruar pamjen dhe ngjarjen më në detaje që ndodhi ditën e sotme.