Fjalë Kyçe

Telekomi diskualifikoi pa bazë ligjore kompaninë me ofertën më të lirë në tender

Telekomi diskualifikoi pa bazë ligjore kompaninë me ofertën më të lirë në tender

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka konstatuar se Telekomi i Kosovës pa bazë ligjore ka eliminuar kompaninë “Botek”, si të papërgjegjshme në tenderin për “furnizim me pajisje të IT-së PC Desktop”.

Sipas OSHP-së, arsyet e eliminimit që i ka paraqitur Telekomi janë parregullsi teknike dhe të lejueshme në bazë të Ligjit të Prokurimit Publik. Për këtë arsye, “Gjykata e tenderëve”, pas ankesës së kompanisë “Botek”, e ka anuluar vendimin për dhënie të kontratës për këtë procedurë dhe tenderin vlera e paraparë e të cilit ka qenë 98 mijë euro e ka kthyer në rivlerësim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Telekomi kishte vendosur që tenderin t’ia japë kompanisë “Infosoft System”, oferta e së cilës ka qenë 96 mijë e 418 euro ose 12.6 për qind më e larë sesa e kompanisë “Botek”, oferta e së cilës kishte vlerën 86 mijë e 940 euro.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik ‘Botek’ – Prishtinë lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: Furnizim me pajisje të IT-së PC Desktop…, të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Telekomi i Kosovës”, thuhet në vendimin e OSHP-së që është publikuar në fillim të kësaj jave.