Fjalë Kyçe

Telekomi i Kosovës zgjedh kryeshefin ekzekutiv

Telekomi i Kosovës zgjedh kryeshefin ekzekutiv

Telekomi i Kosovës që nga sot bëhet me kryeshef ekzekutiv, ku në këtë pozitë është zgjedhur Bedri Istrefi.

Përzgjedhja e tij është bërë nga Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A, shkruan Gazeta Alo.

Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent, të udhëhequr nga Komisioni i caktuar nga Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh. A. dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.

Fillimisht, ky Komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është  Bedri Istrefi./Gazeta Alo/

Rezultate imazhesh për bedri istrefi