“Ushtar në luftë, ushtar në paqe” është shkrimi që tenori Ramë Lamaj, na tregon se ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan GazetaAlo.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku përveç shkrimit të tij emocional ka publikuar edhe foton e tij si ushtar në atë kohë para 20 viteve.
Ramë Lahaj përveç që është zëri më i veçantë i tenorit botëror,tregon se ka qenë edhe ushtar i UÇK-së.
20 vjet ndryshim.
Ushtar në luftë, ushtar në paqe.
Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndërrave të tua pa e fitue.
Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.
Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019./GazetaAlo/