Fjalë Kyçe

Tensionet mes dy vendeve/ Turqia mbetet vetëm, Greqia shton aleatët e saj

Tensionet mes dy vendeve/ Turqia mbetet vetëm, Greqia shton aleatët e saj

Turqia duket se ka mbetur vetëm dhe e izoluar, teksa Greqia po shton dita ditës aleatët e saj (Qipro, Egjipti, Izraeli, Franca), gjë e cila favorizon retorikën nacionaliste të Rexhep Tajip Erdogan, shkruan Bloomberg.

Në ndryshim nga krizat e mëparshme greko-turke, në të cilat Presidenti aktual i SHBA-së ndërmjetësoi për të shmangur një konflikt të mundshëm, ky rol tani është marrë nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Megjithatë, pavarësisht nga ndërmjetësimi i saj dhe një armëpushim i përkohshëm, tensioni vazhdon i pandërprerë, me qëllimin kryesor shfrytëzimin e rezervave të energjisë së gazit në ujërat e diskutueshme të Mesdheut Lindor.

Shtetet e Bashkuara duken të ngurruara dhe të paafta për të parandaluar një konflikt të armatosur dhe Kancelarja Merkel duhet të shtojë përpjekjet e saj.

Duke iu referuar ndikimit të Kancelares tek Presidenti Erdogan, Bloomberg shkruan: “Ajo ka një farë ndikimi, pasi Gjermania është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Turqisë dhe aktualisht mban Presidencën e Bashkimit Evropian.

Një nga zgjidhjet e propozuara është pjesëmarrja e Turqisë në Këshillin e Gazit Natyror në Mesdheun Lindor, nga i cili përjashtohet për shkak të mosmarrëveshjes së saj me Qipron.

Gjithashtu është propozuar që Merkel të jetë ndërmjetëse në mënyrë që të bindë partnerët e saj evropianë që qasja në gazin e Mesdheut Lindor është alternativa më e mirë për pavarësinë e energjisë nga Rusia dhe për të bindur Turqinë dhe Qipron se Evropa është tregu më i arsyeshëm për gazin natyror”.