Fjalë Kyçe

Tentoi t’i jepte fund jetës së saj, vajza ka një mesazh për nënën heroinë

Tentoi t’i jepte fund jetës së saj, vajza ka një mesazh për nënën heroinë

Dashuria dhe sakrificat e një nëne ishin në qendër të historisë që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”.

Kjo ishte historia e Martinës, e lindur në Pukë në një familje me shumë vështirësi ekonomike. Ajo kishte zgjedhur programin për të falenderurar nënën e saj, Marien e cila i kishte qëndruar gjithmonë pranë në çdo moment të jetës.

Para disa vitesh Martina ishte njohur nëpërmjet telefonit me një djalë, i cili ndodhej në burg. Prindërit e saj nuk e kishin pranuar këtë lidhje pasi djali e kishte mashtruar Martinën dhe se atij i duheshin edhe 9-vite që të fitonte lirinë. Por pavarësisht kundërshtimit të prindërve, ajo kishte vendosur që të martohej dhe kishte sjellë në jetë dy vajza.

Gjatë shtatëzanisë së dytë ajo kishte kaluar në depresion pasi ish-bashkëshorti ushtronte dhunë psikologjike duke e detyruar që të abortonte sepse ai dëshironte djalë. E vënë nën një presion psikologjik të madh, Martina kishte tentuar të vetëvritej.

Gjatë gjithë kësaj kohe Martinës i kishte qëndruar pranë nëna e saj e cila ishte përkujdesur për fëmijët. Për këtë arsye ajo kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” që ta falenderonte dhe t’i shprehte mirënjohjen .“Mami faleminderit për gjithçka, të kërkoj falje sepse te kam mërzitur shumë dhe të kam bërë të qash. Për mua je forcë, pa ty nuk do ia kisha dalë mbanë!”– ishin fjalët me të cilat Martina iu drejtua mamasë së saj, Maries.

Për ta bërë sadopak të lumtur Marien, programi kishte ftuar këngëtaren e dashur të publikut shqiptar, Nora Istrefin e cila kishte një mesazh për të: “Jam shumë e lumtur që jam pranë teje për të të bërë sadopak të lumtur. Ti dhe vajza jote jeni gra shumë të forta vazhdoni të jeni kështu për dy vajzat që keni dhe gjithçka do t’ju shpërblehet”.

Në fund, moderatorja Arbana Osmani zbuloi se programi në bashkëpunim me fondacionin “Golden Eagle”, kishin siguruar ilaçet për Marien si dhe një kontratë qiraje për Martinën dhe vajzat e saj.