Fjalë Kyçe

Tenton ta ‘kontrollojë’ telefonin e burrit të saj: Qifti përleshen keq

Tenton ta ‘kontrollojë’ telefonin e burrit të saj: Qifti përleshen keq

Ky është momenti qesharak kur një grua është parë duke u përleshur me të dashurin e saj për të zhbllokuar telefonin e tij duke përdorur Face ID e tij, transmeton Gazeta Metro.

Në video, gruaja shihet duke provuar ta vinte telefonin në fytyrën e burrit ndërsa ata janë ulur në një stol në një park.

Burri, me sa duket i dashuri i saj, tregon fleksibilitetin e tij duke manovruar larg gruas ndërsa ishte ende ulur në stol.Ai pastaj ngrihet dhe mbron fytyrën ndërsa ajo vazhdon ta ndjekë rreth e përqark zonës.

Ajo është parë duke i kërcyer në shpinë, në përpjekje për ta mbajtur atë në një vend, në mënyrë që të mund ta zhbllokojë telefonin.

Kjo lëvizje e veçantë vazhdon për rreth shtatë sekonda para se gruaja të arrijë ta përplasë atë në tokë.Ai vazhdon të mbrojë fytyrën, por më në fund e merr telefonin të zhbllokuar dhe bërtet: ‘Po!’

Gruaja më pas vrapon ndërsa burri i mposhtur e shikon. Videoja ka grumbulluar më shumë se 480,000 pëlqime në Twitter.