Një tërmet prej 4.7 ballë Rihter ka dridhur rajonin e Posedarjes në Kroaci, raportojnë mediumet kroate.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 124 kilometra në veriperëndim të Splitit dhe me thellësi prej 2 kilometra.
Ende nuk është raportuar për viktima apo dëme të mëdha materiale.