Fjalë Kyçe

Tërmet i fuqishëm në Japoni, lëshohet alarmi për cunami

Tërmet i fuqishëm në Japoni, lëshohet alarmi për cunami

Një tërmet me fuqi prej 7.0 shkallësh Rihter ndodhi të shtunën afër bregut lindor të Honshu-s në Japoni.

Transmetuesi publik i Japonisë NHK paralajmëroi banorët se pritet një cunami prej një metri për Prefekturën Miyagi, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë fatalitet të mundshëm apo edhe dëme materiale.

Një tërmet i fortë që goditi brigjet e Japonisë një muaj më parë, duke lënduar më shumë se 100 persona, ishte një pas-tronditje e tërmetit shkatërrues të vitit 2011 që shkaktoi shkrirjen bërthamore të Fukushimas.

Tërmeti kishte një magnitudë prej 7.3 Rihter dhe ndodhi në brigjet e prefekturës Fukushima në një thellësi prej 60 kilometrave. /Telegrafi/