Fjalë Kyçe

Tërmet në Turqi

Tërmet në Turqi

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, goditi pak më parë Turqinë.

Instituti i Sizmiologjisë në Stamboll raporton se tërmeti kishte si epiqendër zonën e Antaljas në jug-perëndim të Turqisë.

Lëkundjet sapo kanë ndodhur dhe autoritetet janë duke bërë vlerësimin e dëmeve. E njëjta zonë u trondit nga një tjetër tërmet me magnitudë3.9 të shkallës Rihter disa ditë më parë.

Tërmetet janë shtuar shumë vitet e fundit në Turqi, ndërsa sizmiologët flasin për riaktivizim të dy pllakave të rrezikshme. /abcnews.al