Një tërmet prej 5.1 shkallësh Rihter goditi Karolinën e Veriut të dielën. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që “shkundi” vendin në më shumë se një shekull.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti ndodhi rreth 160 kilometra në veri të Charlotte afër qytetit të Spartës.
Dridhjet u dëgjuan edhe në Karolinën e Jugut, në Tenesi dhe në Gjeorgjia, sipas Studimit Gjeologjik të SHBA-së.
Ndërkohë, departamenti tha se pranoi raporte të shumta të tërmetit në Atlanta, rreth 482 kilometra larg nga epiqendra.
“Dukej si një lokomotivë e madhe që po kalonte mes nesh”, tha kryetari i Spartës, Wes Bringer, i cili u shpreh se ishte zgjuar nga tronditjet.
Tërmeti nuk shkaktoi incidente mëdha në Spartë ose diku tjetër, përveç disa dëmeve të vogla në një qytet me 1,800 banorë.