Fjalë Kyçe

Tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë Rihter godet ishullin në Paqësor

Tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë Rihter godet ishullin në Paqësor

Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë Rihter ka goditur ishullin në Paqësor, Vanuatu, në orët e hershme të së mërkurës me kohë lokale, raporton agjencia “AFP”.

Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami. Tërmeti goditi në thellësi 37 kilometra dhe rreth 44 kilometra në jugperëndim të kryeqendrës Port Vila.

Tërmeti goditi rreth orës 01:30 të mërkurën me kohë lokale, është thënë nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Fillimisht ishte thënë se fuqia e tërmetit ishte 6.5 ballë Rihter.

Qendra e Paqësorit për Paralajmërim të Cunamit ka thënë se nuk ka rrezik nga ndonjë cunami dhe nuk ka raporte të menjëhershme për dëme.

Tërmetet janë të zakonshme në Vanuatu, një arkipelag prej 320 mijë banorëve në “Unazën e Zjarrit” që njihet për aktivitet seizmik.

“Unaza e Zjarrit” është një hark i aktivitetit intensiv tektonik që shtrihet në Azinë Juglindore dhe nëpër Paqësor.

Vanuati renditet si një nga vendet më të cenueshme ndaj fatëkeqësive natyrore si tërmetet, stuhitë, përmbytjet dhe cunamit.