Fjalë Kyçe

Tërmeti i fuqishëm në Filipine, lëkundjet zbrazën ujin e pishinës mbi një ndërtese (Video)

Tërmeti i fuqishëm në Filipine, lëkundjet zbrazën ujin e pishinës mbi një ndërtese (Video)

Tërmeti i fuqishëm me 5.6 shkallë të Rihterit që ka goditur Filipinet, është ndjerë më së shumti në kryeqytetin Manila, ku ka lëvizur ndërtesat dhe detyroi evakuime masive.

Ndërtesa luksoze që ndodhet në qendër të kryeqytetit, e tregon më së miri fuqinë e këtij tërmeti, si pasojë e lëkundjeve u zbrazë uji i pishinës që ndodhej në lartësi, transmeton Telegrafi.

Kjo ndërtesë e lartë 101 metra, mendohet se është më e larta në këtë shtet, ndërsa zbrazja e ujit nga pjesa e tarracës, po konsiderohet si një moment shumë i frikshëm.

Si pasojë e luhatjeve, disa ndërtesa janë rrënuar pjesërisht, ndërsa pesë persona e kanë pësuar me jetë, ndërsa po u jepen ndihmat e para, atyre që mbetën pa shtëpi.