Fjalë Kyçe

Tërmeti në Turqi: Gazetarja e CNN turk nuk mban lotët gjatë raportimit

Tërmeti në Turqi: Gazetarja e CNN turk nuk mban lotët gjatë raportimit

Mbrëmjen e shkuar Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm 5.8 ballë, i cili ka shkaktuar deri më tani 22 viktima, mbi 1 mijë të plagosur dhe disa qindra shtëpi e objekte të shembura.

Por përpos frikës dhe ankthit, pamjet që vijnë nga Turqia nuk mund të mos preknin edhe gazetarët që raportojnë nga terreni, aty ku ekipet e kërkim-shpëtimit nuk kanë ndalur punën për nxjerrjen e të mbijetuarëve të mundshëm nga rrënojat.

Gjatë raportimit nga qyteti i Elazig, gazetarja e CNN Turk nisi të qante live teksa pas saj vijonte operacioni.

“Është një pritje e vështirë. E kam të pamundur të mos prekem. Ju kërkoj shumë ndjesë”, shprehet ajo, ndërsa nga pas kreu i ekipeve të shpëtimit jep një njoftim të rendësishëm.

“Ju lutem të gjithë të pushojnë dhe mos të mos lëvizin. Qendroni aty ku jeni dhe mos bëni zhurmë. Na duhet dëgjojmë zërat që mund të vijnë nën rrënoja”, shprehet ai.

Pas disa sekondash ulur dhe kur nuk lëviz njeri, gazetarja pyet mes lotëve nëse kishin gjetur njeri apo jo.