Testet e reja 90-minutëshe që mund të zbulojnë koronavirusin dhe gripin pritet të aplikohen javën e ardhshme. Tamponi dhe marrja e ADN-së do të ndihmojnë në dallimin midis Covid-19 dhe sëmundieve të tjera sezonale.
Matt Hancock, sekretari i shëndetësisë në Britani tha se këto risi të fundit për testimin e koronavirusit janë shpëtim i jetës. Ai gjithashtu shtoi se: “Miliona teste të reja të shpejta të koronavirusit do të japin rezultate në vend brenda 90 minutash, duke na ndihmuar të prishim shpejt zinxhirin e transmetimit. Fakti që këto teste mund të zbulojnë gripin, si dhe Covid-19 do të jenë jashtëzakonisht të dobishme pasi jemi duke shkuar drejt stinës së dimrit dhe virozat stinore janë më të pranishme.”
Aktualisht, tre të katërtat e rezultateve të testit kthehen brenda 24 orësh por ka raste që përgjigjeja mund të zgjasë deri në dy ditë.
Pothuajse gjysëm milioni i testeve të reja të shpejta, të quajtura LamPore, do të jenë të disponueshme nga java e ardhshme në klinikat shëndetësore dhe laboratorët. Gjatë gjithë vitit pritet që këto shifra të rriten raporton BBC.