Testi i shpejtë i pështymës Covid-19 do të jetë i disponueshëm në Evropë në mes të qershorit, shkruan CNN.
Ka filluar prodhimi për një test të shpejtë koronavirusi të bazuar në pështymë që jep lexime brenda një ore, u njoftua sot.
Konsorciumi francez, i formuar nga ndërmarrja e bioteknologjisë SKILLCELL, laboratori CNRS SYS2DIAG dhe ndërmarrja dixhitale VOGO, tha në një njoftim për shtyp se testi do të ishte në dispozicion nga mesi i qershorit për tregjet evropiane.
Testi – i quajtur “EasyCov” – bëhet nga profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe përfshin mbledhjen më pak se 1 mililitër pështymë nën gjuhën e një pacienti.
Në fillim të këtij muaji, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA autorizoi një test të pështymës Covid-19, në të cilën një pacient mund të marrë një mostër të pështymës në shtëpi, por do të duhet ta dërgojë atë me postë në një laborator dhe të presë që rezultatet të përpunohen.