Fjalë Kyçe

Testohet për herë të parë terapia e re kundër kancerit

Testohet për herë të parë terapia e re kundër kancerit

Për herë të parë mjekët në Britani të Madhe janë duke paralajmëruar një mënyrë të re inovative të administrimit të kimioterapisë.

Kjo mënyrë shënjestron tumoret kancerogjene dhe mund të përmirësojë trajtimin dhe të çojë në më pak efekte anësore për pacientët.

Fondacioni Royal Marsden NHS Foundation dhe Instituti i Kërkimeve të Kancerit po testojnë terapinë klaster akustike e cila përdor ultratinguj dhe grupime mikroskopike për të pompuar më shumë ilaçe kimioterapie në tumore, pa sulmuar qelizat e shëndetshme aty pranë, përcjellë albinfo.ch.

Karen Childs është pacientja e parë në testimin klinik dhe është duke marrë trajtimin për një tumor në mëlçi.

Do të kalojë ca kohë para se suksesi i terapisë të vlerësohet dhe ka nevojë për më shumë testime që terapia të përdoret gjerësisht.