Tetë persona humbën jetën nga zjarri në një ndërtesë në jugperëndim të Parisit, bënë të ditur zyrtarët.
Rreth 30 të tjerë, në mesin e tyre tre zjarrfikës, u plagosën.
Numri i viktimave mund të rritet pasi operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon në katet e sipërme të ndërtesës tetëkatëshe, i tha një zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve agjencisë së lajmeve AFP.
Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë.
Një grua e dyshuar u ndalua nga policia.
Prokurori i Paristit, Remi Heitz, tha se zjarri mund të jetë vënë me qëllim.
Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe shkoi në vendin e ngjarjes.