Fjalë Kyçe

Thaçi dënon sulmin ndaj Petroviqit, ka këtë kërkesë për institucionet e drejtësisë

Thaçi dënon sulmin ndaj Petroviqit, ka këtë kërkesë për institucionet e drejtësisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dënuar sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e SLS-së, Sllobodan Petroviq.

Thaçi, ka thënë se sulmi ndaj tij është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit, shkruan Gazeta Alo.

Presidenti, ka kërkuar nga institucionet e zbatimit të ligjit që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që sulmuesit t’i sjellin para drejtësisë.

Postimi i tij i plotë:

Sulmi ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit. Si President i Republikës së Kosovës e dënoj ashpër këtë sulm dhe nga institucionet e zbatimit të ligjit kërkoj që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që sulmuesit t’i sjellin para drejtësisë. Integrimi institucional dhe pluralizmi politik duhet të jenë vlera të përbashkëta demokratike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. HTH/Gazeta Alo/