Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dënuar sulmin në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku humbën jetën 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë.
Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë. HTH/Gazeta Alo/