Fjalë Kyçe

Thaçi komenton letrën e Trumpit dhe çështjen e ushtrisë

Thaçi komenton letrën e Trumpit dhe çështjen e ushtrisë

Letra e Presidentit të SHBA-së është një mesazh i qartë për lidershipin dhe qytetarët e Kosovës që të jemi më unik. Kështu e ka komentuar letrën e dërguar nga Trump, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para fillimit të mbledhjes në Bruksel të vendeve të Ballkanit me Federica Mogherinin.

Thaçi më tutje ka thënë se mesazhin e Trumpit tani e vlerëson si mesazhin ndaj Serbisë dikur të Bushit të vjetër, që ishte Ultimatumi i Krishtlindjes që të mos preken shqiptarët në Kosovë dhe Serbi, dhe me mesazhin edhe të Bushit të ri para shpalljes së pavarësisë së Kosovës që kishte thënë se “mjaft është mjaft”, shkruan GazetaAlo.

Ai më tutje para takimit në Bruksel ka thënë se çështja e Ushtrisë se Kosovë është një punë e kryer dhe e pakthyeshme.

Më tutje, presidenti ka shtuar se nga ky takim presin që të dilet me një bilanc për punën një vjeçare dhe të shtyhet përpara integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi është në interes edhe të vetë BE-së./GazetaAlo/