Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth taksës që e ka vendosur Kosova ndaj produkteve serbe në nëntor të vitit të kaluar.
Në një intervistë për Top Channel, Thaçi ka thënë se pavarësisht taksës të vendosur nga qeveria e Kosovës, kontrabandimi është rritur në pjesën veriore të Kosovës.
“Taksa është në fuqi mirëpo ajo çka është më e rëndësishme dhe vlen të theksohet është duke u dëmtuar në aspektin ekonomik me disa miliona euro por është fakt se kontrabanda është rritur në veri dhe mallrat serbe po futen në Kosova pavarësisht taksës sepse kemit ë bëjmë me një riambalizhim të produkteve serbe coftë na mal të zi coftë në Maqedoni”, ka thënë Thaçi.
Ndër tjera Thaçi është shprehur se pa heqjen e taksës nuk do të ketë liberalizim të vizave.
“Kosova ka qenë shumë e suksesshme në aspektin e liberalizimit të vizave janë plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet dhe tash është vendim i bashkimit evropian sa më tepër që ata vonohen padrejtësia është edhe më e madhe për popullin e Kosovës, një gjë është e sigurt se me taksën në fuqi nuk do të ketë viza”, është shprehur Thaçi.