Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies së tre heronjve i Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se heroizmi i tyre është i përjetësuar, shkruan Gazeta Alo.
“Heroizmi i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është i përjetësuar në historinë tonë të re. Ata janë ndër komandantët dhe luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së tyre! “, ka shkruar Thaçi. /Gazeta Alo/