Fjalë Kyçe

Thaçi: Më 11 mars 1981 filloi një fazë e re historike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në faqen e tij zyrtare në Facebook, kujton demonstratat e vitit 1981.

Thaçi shkruan se pas demonstratave të vitit 1968 për ngritjen e statusit të Kosovës në nivel të republikës, me 11 mars 1981 filloi një fazë e re historike, përcjell Gazeta Alo.

Ai thotë se viti 1981 shënon kthesën përfundimtare të orientimit të kërkesave politike për avancimin e statusit politik të Kosovës që erdhi deri tek çlirimi dhe pavarësia e Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Pas demonstratave të vitit 1968, që shprehën hapur kërkesën për ngritjen e statusit të Kosovës në nivel të republikës, më 11 mars 1981 filloi një fazë e re historike. Demonstrata e filluar nga studentët e Universitetit të Kosovës u shndërruan në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore për Republikën e Kosovës. Viti 1981 shënon kthesën përfundimtare të orientimit të kërkesave politike për avansimin e statusit politik të Kosovës, që pas përpjekjeve dhe sakrificave u kurorëzua me çlirimin dhe pavarësinë Kosovës.