Fjalë Kyçe

Thaçi në Tiranë kundërshton ashpër prekjen e territoreve

Thaçi në Tiranë kundërshton ashpër prekjen e territoreve

Shqiptarë nga krejt trojet etnike janë bërë bashkë.

Erdhën shumë edhe nga diaspora. Vendi i tubimit ishte kryeqendra e kombit, Tirana.

Këto rrethana, mbase e mbërthyen presidentin e Kosovës.

Hashim Thaçi u shfaq emotiv si rrallëherë më parë, kur mori fjalën në samitin e dytë të diasporës, në kryeqytetin shqiptar, njofton Klan Kosova.

E sidomos kur foli për territore. Tha se toka e Kosovës mund të cenohet vetëm me një kusht, që nuk e përmendi asnjëherë më parë, prejse muhabetet për një marrëveshje finale me Serbinë u ashpërsuan.

Pas kësaj garancie të befasishme, i pari i shtetit të Kosovës foli për tjerët, të cilëve direkt nuk ua përmendi emrat, por që, sipas tij, thonë ndryshe.