Fjalë Kyçe

Thaçi nga Amerika: Të gjithë flasin me një zë për Kosovën

Thaçi nga Amerika: Të gjithë flasin me një zë për Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se në Uashington të gjithë flasin me një zë për Kosovën pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë, shkruan Gazeta Alo.

Ai edhe njëherë ka konfirmuar se Kosova ka mbështetjen e plotë të ShBA-së.

Postimi i tij i plotë:

Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë.

Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë.

Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime.

Edhe në vetë Lutjet e Mëngjesit u dha mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona. HTH/Gazeta Alo/