Fjalë Kyçe

Thaçi nga Konferenca e Munihut paralajmëron arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Thaçi nga Konferenca e Munihut paralajmëron arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi, i cili po merr pjesë në konferencën e Sigurisë në Munih ka thënë se kjo konferencë në këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka treguar se sot pasdite do të mbajë fjalim ku temë kryesore do të jetë domosdoshmëria për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i tij i plotë:

Konferenca e Sigurisë në Munih këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare. Një vëmendje të veçantë ka edhe Ballkani Perëndimor dhe përpjekjet tona për të forcuar paqen në rajon. Diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese. Edhe në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH./Gazeta Alo/