Fjalë Kyçe

Thaçi pas formimit të Ushtrisë tregon synimin tjetër të Kosovës

Thaçi pas formimit të Ushtrisë tregon synimin tjetër të Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci pas votimit të projektligjeve që transformojnë FSK-në në Ushtri të Kosovës,  ka thënë se tani duhet që të punojmë në një marrëveshje finale me Serbinë, ku përfundimisht do ta largojmë Serbinë nga Kosova.

“Neve tani na duhet një zgjidhje finale që ta largojmë Serbinë përfundimisht nga Kosova, por edhe një zgjidhje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi, shkruan Gazeta Alo.