Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka përgëzuar delegacionin shtetëror për dialogun, për prezantimin e sotëm, siç ka thënë ai, korrekt, unik dhe profesional në Bruksel.
Thaçi ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë.
“E përgëzoj delegacionin shtetëror për dialogun, për prezantimin korrekt, unik dhe profesional në Bruksel, në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi. Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë. Marrëveshja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë, do të sjellë më shumë paqe e stabilitet për vendet tona dhe për tërë rajonin”, ka shkruar Thaçi.