Sakrifica e familjes Jashari është bazament i Pavarësisë së Kosovës por edhe i së ardhmes euroatlantike.
Kështu, tha presidenti i vendit Hashim Thaçi, pas homazheve që bëri tek varrezat e familjes Jashari i shoqëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, shkruan Gazeta Alo.
“Sot jemi së bashku me kryeministrin Haradinaj, me kryetarin e Skenderajit z. Jashari, gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar për të bërë nderimet shtetërore Komandantit Legjendar dhe bashkëluftëtarit tonë Adem Jashari dhe familjes së tij, për sakrificën sublime që është bazament i lirisë dhe pavarësisë, por edhe të ardhmes euroatlantike të shtetit të Kosovës. Nderime dhe respekt të përjetshëm Komandantit Legjendar, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të kombit” u shprehë presidenti./Gazeta Alo/