Fjalë Kyçe

Thaçi: Sakrifica sublime e familjes Jashari është bazament i lirisë dhe pavarësisë

Thaçi: Sakrifica sublime e familjes Jashari është bazament i lirisë dhe pavarësisë

Sakrifica e familjes Jashari është bazament i Pavarësisë së Kosovës por edhe i së ardhmes euroatlantike.

Kështu, tha presidenti i vendit Hashim Thaçi, pas homazheve që bëri tek varrezat e familjes Jashari i shoqëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, shkruan Gazeta Alo.

“Sot jemi së bashku me kryeministrin Haradinaj, me kryetarin e Skenderajit z. Jashari, gjithë anëtarët  e kabinetit qeveritar për të bërë nderimet shtetërore Komandantit Legjendar dhe bashkëluftëtarit tonë Adem Jashari dhe familjes së tij, për sakrificën sublime që është bazament i lirisë dhe pavarësisë, por edhe të ardhmes euroatlantike të shtetit të Kosovës. Nderime dhe respekt të përjetshëm Komandantit Legjendar, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të kombit” u shprehë presidenti./Gazeta Alo/