Fjalë Kyçe

Thaçi shpreh ngushëllime për aksidentin tragjik në Gjilan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në faqen e tij zyrtare Facebook ka shprehur ngushëllime familjes së qytetarit që humbi jetën në aksidentin e sotëm tragjik në Gjilan.

Ky është postimi i tij i plotë:

Aksidenti tragjik në Gjilan, ku humbi jetën një qytetar dhe u lënduan shumë të tjerë është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme. Familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllime të thella. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, që të mos përsëriten aksidentet tragjike me jetë njerëzish dhe dëme tjera materiale.