Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Carmelo Abela.
Kreu i shtetit e ka falënderuar kryediplomatin e Maltës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
“Malta është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën. Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe e mirëpres thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror”, u shpreh Thaçi.
Edhe ministri i Jashtëm i Maltës theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën e integrimit evropian.
“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB janë aspirata të Kosovës”, theksoi Thaçi