Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit, është takuar me kongresistin Eliot Engel.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se edhe njëherë është konfirmuar miqësia e përhershme në mes Kosovës dhe ShBA-së, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me ShBA-në.
Postimi i tij i plotë:
Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi. HTH/Gazeta Alo/