Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë.
Ai ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri, shkruan Gazeta Alo.
Por, thotë se ëpr këtë të arritur meritorë janë të gjithë qytetarët e po ashtu edhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri.Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë.
I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë! HTH/Gazeta Alo/