Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Jens Stoltenbergun për vazhdimin e mandatit si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
“Urime mik i dashur. Ne jemi falënderues ndaj NATO-s dhe juve personalisht për përkrahjen për një mjedis të sigurt. Dialogu është rruga e vetme që garanton paqe në Ballkan dhe pranim të shpejtë të Kosovës në ‘Partners for Possibility’ dhe anëtarësim të mundshëm në NATO. Ky është synimi i përbashkët i të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.