Fjalë Kyçe

Thaçi viziton policët në Skenderaj në prag të ndërrimit të moteve

Thaçi viziton policët në Skenderaj në prag të ndërrimit të moteve

Orët e fundit të vitit 2018, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po i kalon në vendlindje pasi ka vizituar sot në mbrëmje Stacionin e Policisë së Kosovës në Skenderaj.

Thaçi vizitoi policët e Skenderajt një orë para ndërrimit të moteve, teksa në stacion u shoqërua edhe nga kryetari i Komunës, Bekim Jashari, raporton Insajderi.

Thaçi u shpreh se Policia e Kosovës është pasuri e shtetit. Ai falënderoi policët për punën dhe përkushtimin me synim mbrojtjen e qytetarëve.