Fjalë Kyçe

Thellohet përplasja, ushtria turke dërgon dhjetëra tanke në kufirin me Greqinë

Thellohet përplasja, ushtria turke dërgon dhjetëra tanke në kufirin me Greqinë

Vazhdon të thellohet përplasja mes Greqisë dhe Turqisë pas konfliktit për gazin në Mesdheun Lindor.

Mediat e huaja raportojnë se forcat e armatosura turke filluan të transportojnë tanke në kufirin me Greqinë.

Dy autokolona kamionësh të ngarkuara me rreth 40 tanke u larguan nga kufiri sirian sot pasdite.

Tanket ishin vendosur në kufirin sirian, tani ato u ngarkuan me kamionë dhe u nisën për në Edirne.

Karvani pritet të transportohet nga porti Iskenderun në Edirne me tren.