Fjalë Kyçe

Themeluesi i Twitter-it dhuron një të tretën e pasurisë së tij për luftën kundër koronavirusit

Themeluesi i Twitter-it dhuron një të tretën e pasurisë së tij për luftën kundër koronavirusit

Jack Dorsey, themeluesi i Twitter dhe aplikacionit për pagesa Square, ka bërë të ditur se do të dhurojë një miliard dollarë ose një të tretën e pasurisë totale, për programe të ndryshme që synojnë luftimin e koronavirusit.

Ai shkroi në Twitter se do të transferonte 28 për qind të pasurisë së tij në formën e aksioneve në Square, në një kompani të sapoformuar që ai e quajti Start small.
Kompania e re do t’i drejtojë fondet për ata që kanë nevojë dhe të gjitha donacionet do të regjistrohen publikisht në Google.

“Pse sot? Nevoja është gjithnjë e më urgjente dhe unë dua të shoh ndikimin gjatë gjithë jetës sime”, shkroi Dorsey, duke shprehur shpresë se ndihma e tij do të frymëzojë të tjerët në një mënyrë të ngjashme.
“Jeta është shumë e shkurtër, kështu që le të bëjmë të gjithë sa të mundemi për t’i ndihmuar të tjerët sot”, ka shkruar miliarderi.
Ky është dhurimi më i madh i bërë deri më tani për të luftuar koronavirusin, dhe shumë figura publike janë përfshirë tashmë në ndihmën për të trajtuar pandeminë. Midis tyre janë Oprah Winfrey me 10 milionë dollarë, Rihanna, Justin Timberlake, Ryan Reynolds dhe shumë të tjerë.

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, njoftoi javën e kaluar se do të dhurojë 100 milionë dollarë në Bankën Amerikane të Ushqimit, ndërsa Mark Zuckerberg gjithashtu përmes Facebook organizoi fushata për mbledhjen e fondeve për personat në nevojë.