Bashkimi Evropian e po ashtu edhe miqtë dhe partnerët e Kosovës po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që ta rikonsiderojnë vendimin e tarifës 100% të vendosur ndaj produkteve serbe.
Kështu tha kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, në një konferencë për medie pas takimeve me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
“Sic e theksova me duam që dialogu të vazhdojë dhe besojnë që 2019 ka një mundësi pasi kemi zgjedhjet e planifikuara në Kosovë dhe Serbi. Do donim që të shikojmë që gjërat të shkojnë përpara ne jemi të paanshëm dhe duam që ti sjellim dy palët në tavolinë”.
Ai tha së gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë e kanë përsëritur mjaftë shpesh këtë kërkesë.
“Miq dhe partnerët e Kosovës, BE dhe shtetet e saj anëtare janë të gjithë dhe po i kërkojnë qeverisë së Kosovë të rikonsiderojë vendimin e kësaj takse pasi kjo është një shkelje e marrëveshjes së CEFTA-së si dhe marrëveshjes së stabilizim associimit. Ne kemi qenë shumë të qartë për taksën dhe kemi përsëritur shumë mesazhe gjatë këtyre dy ditëve në Prishtinë”.
McAllister tha se synimi i BE-së është ta kthejë Kosovën dhë Serbinë në tavolinën e negociatave.
“Ne jemi vetëm një ndërmjetësues i ndershëm mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe synimi ynë është ta kthejmë Kosovën dhe Serbinë në tavolinën e negociatave dhe pse jo në fund të kemi një marrëveshje mes dy vendeve”.
“Parlamenti Evropian konsideron që cdo marrëveshje është e mundshme vetëm kur dy palët pajtohen mes vete”.
Ndërsa shefja e zyrës së BE Natalia Apostolova tha se edhe pse taksa la shumë rëndësi për qytetarët e Kosovës ajo duhet të pezullohet për t’i dhënë mundësi vazhdimit të dialogut Kosovë – Serbi.
“Fryma e marrëveshjes e stabilizim associimit është shkelur nga tarifa 100% me zemër ne e dimë sa është e rëndësishme kjo taksë për Kosovën por tani ka ardhur koha që të vazhdojmë me dialogun”./Gazeta Alo/