Fjalë Kyçe

Tim Judah tregon se a është afër një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi

Tim Judah tregon se a është afër një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi

Gazetari dhe analisti britanik, Tim Judah, tha sot se nuk e sheh afër arritjen e marrëveshjes në mes të Serbisë dhe Kosovës, pavarësisht pretendimeve nga Shtetet e Bashkuara se marrëveshja është afër.

“Nuk mendoj se do të ndodhë shumë dhe situata do të jetë pak a shumë e njëjtë edhe për një vit”, tha Judah për agjencinë e lajmeve serbe “Beta”.

I pyetur se si ai komenton letrat e presidentit të SHBA Donald Trump për presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, se marrëveshja është “në dorë”, Judah tha: “Ai nuk e di se ku jini”.

“Ju kujtohet artikulli në Mundo se Trumpi nuk e dallon Ballkanin nga Baltiku. Ai nuk e di se ku jeni. Nuk ka zëra nga Ballkani, nuk ka shumë zëra nga diaspora”, tha Judah.

Analisti britanik shtoi se disa njerëz nga administrata e Trump-it, siç ishte këshilltari për sigurimin kombëtar John Bolton-it, ishin të njoftuar me situatën në rajon, por se SHBA-ja në përgjithësi nuk kanë ndikim në rajon.

“Thaçi nuk ka pushtet në parlament, ndërsa SHBA nuk ka asgjë për t’i ofruar Vuçiqit”, tha Judah, përcjell KP.

Ai vlerësoi se konstatimi nga letra e Trump-it se marrëveshja është “në dorë”, është në kundërshtim me atë që po ndodh.

“Në dy muajt e fundit, marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës kanë qenë shumë më keq”, tha Judah, duke shtuar se asgjë nuk tregon se marrëveshja është pranë.