Policia dhe studentët janë përfshirë në një tension pasi efektivët kanë tentuar të bllokojnë disa fuçi, të cilat u sollën nga studentët me lëndë drusore për t’u ngrohur.
Pavarësisht tentativës për t’i bllokuar, studentët arritën t’i sillni ato pranë grupit ku janë edhe protestuesit e tjerë.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” për këtë përplasje, ndërsa shoti se: “Pak minuta më parë ka patur një moment tensioni me policisë dhe studentëve. Studentët në mënyrë individuale morën disa fuçi dhe dru për t’u ngrohur, por policia tentoi t’i pengonte. Kjo nuk është ndaluar dot. Studentët ia dolën që lëndë drusore ta sillnin në rrethin e tyre. Ata kanë marrë edhe ushqim dhe ujë”, shtoi gazetarja.