Fjalë Kyçe

Tkurret ekonomia gjermane, ka drojë për recesion

Tkurret ekonomia gjermane, ka drojë për recesion

Ekonomia e Gjermanisë u rrit me 1.5% vitin e kaluar, shkalla më e ulët e saj që nga viti 2013, tregojnë statistikat e fundit zyrtare.

Shifrat nga Zyra e Statistikave Federale tregojë se ekonomia më e madhe e Evropës u ngadalësua ndjeshëm, ndërsa viti vazhdoi.

Një ekonomi më e dobët botërore dhe problemet në industrinë e makinave, të shkaktuara nga standardet e reja të ndotjes, janë cituar si kontribues në ngadalësimin.

Në fillim të vitit 2018, ekonomia gjermane pritej të rritet me 1.8%. Rritja ishte 2.2% në vitin 2017.

Ekonomia e Gjermanisë u zvogëlua në tremujorin e tretë të vitit, me 0.2%, duke fajësuar mosmarrëveshjet e tregtisë globale për tkurrjen.

Kishte frikë se Gjermania ishte në rrezik ta përcillte këtë me një tremujor tjetër të rritjes negative, diçka që do ta kishte futur vendin në recesion.

Zyra e statistikave ende nuk ka nxjerrë shifra të tremujorit të katërt, pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të dhënë një lexim të saktë.

Por llogaritjet fillestare nga ekonomistët e pavarur sugjerojnë se ekonomia mund të jetë rritur me rreth 0.2% në tre muajt e fundit të vitit.

Arsyet për rritje të ngadalshme vitin e kaluar përfshijnë një ngadalësim të ekonomisë globale dhe një dobësim të sektorit të automobilave, me konsumatorët gjermanë më pak të gatshëm për të blerë makina të reja mes konfuzionit mbi standardet e reja të emetimit.

Përveç kësaj, nivelet e ulëta të ujit, veçanërisht në Rin, ndikuan rritjen duke penguar lëvizjen e disa mallrave.