Fjalë Kyçe

Tornado godet qytetin gjerman, ka disa të lënduar

Tornado godet qytetin gjerman, ka disa të lënduar

Një tornado e fuqishme ka goditur qytetin gjerman të Kiel, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe lënduar disa persona.

Policia, zjarrfikëset dhe ekipet e shpëtimit ndodhen aktualisht në vendngjarje.

Videot të cilat kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë imazhe të pemëve të shkulura dhe shtëpive të dëmtuara.

Autoritetet gjermane bëjnë me dije se katër persona janë dëmtuar rëndë ndërsa disa të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Sipas meteorologëve Kiel do të goditet nga erëra të tjera të forta dhe reshje të dendura gjatë fundjavës.